Kryeministri Edi Rama duket se është në një garë me kreun e PD-së, Sali Berisha se kush I sulmon më shumë prokurorët.
Rama e quajti qesharake fjalën “presion”, duke theksuar se çdo deklaratë e prokurorëve sot krahasuar me sulmet e Berishës është e pajustifikueshme. Ai u shpreh se ndërhyrjet dhe akuza të tilla janë imagjinare dhe nuk reflektojnë realitetin
“Para se të përdorin fjalën ‘presion’ që është një fjalë e madhe për mbështetësin më të madh të pavarësisë së tyre, që jam unë, le të kujtojnë saktësisht ku ishin fshehur kur parardhësi im fliste për ‘puciste’ dhe për ‘lavire’ të prokurores së përgjithshme. Ndoshta iu vjen zor ta rikujtojnë këtë detaj, por ajo kohë ka ikur dhe tani po hyjmë në Evropë.”
Rama theksoi se sot askush nuk mund të artikulojë deklarata të gjysmë-trualla dhe se mesazhi i punës së tij dhe i reformës në drejtësi është më i rëndësishëm se çdo mesazher individual. Ai shtoi me ironi se prokurorët paguhen nga taksat e qytetarëve për të qeverisur sistemin e drejtësisë së re, jo për të shpikur ndërhyrje apo presione nga Kryeministri.
“Ata paguhen së bashku me 500 sekretarë dhe këshilltarë për të qeverisur sistemin e ri të drejtësisë, dhe jo për të u menduar për ndërhyrje dhe presione të imagjinuara nga unë që kam dorëzuar shpatën e drejtësisë së pavarur, që rrinte në zyren time që nga viti 1912,” tha Rama.



