back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 7 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetPulat me salmonelë/ Muçollari: Ministrja Anila Denaj nuk është dorëhequr dhe as...

Pulat me salmonelë/ Muçollari: Ministrja Anila Denaj nuk është dorëhequr dhe as marrë nën hetim

Çështja e pulave me salmonelë është denoncuar edhe Partia Demokratike. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari, thotë se ministrja përkatëse duhet të dorëhiqet.

Deklarata e anëtarit të kryesisë së PD, Grigels Muçollari:

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ende nuk ka dhënë dorëheqjen dhe nuk është marrë në përgjegjësi penale, edhe pse skandalet në sektorin që ajo mbulon nuk kanë të ndalur. Pasi lejoi hyrjen në treg të pulave të infektuara me salmonelë, pasi nuk garanton sigurinë ushqimore-detyrë e institucioneve që varen prej saj-dhe ndërkohë që vendi ndodhet në kushte emergjence kombëtare përsa i përket sigurisë ushqimore, znj. Denaj nuk ka zbatuar as procesin ligjor për asgjësimin e shpendëve të ngordhur si pasojë e gripit.

Ligji parashikon qartë se duhet ndjekur metoda e groposjes ose djegies, referuar ligjit nr. 10465 për shërbimin veterinar.

Emisioni ‘Piranajt’ ka zbuluar se në vend të këtyre metodave, asgjësimi i shpendëve po kryhet me metodën e renderingut (bluarje), e futur si risi nga znj. Denaj me një urdhër të datës 4 mars. Ky urdhër gjendet në të vetmin reagim zyrtar gjatë kulmit të krizës, por nuk është publikuar në Fletoren Zyrtare-çka do të thotë se zyrtarisht nuk ekziston si akt, duke e bërë edhe më të dyshimtë vetë procesin.

Pse u fut kjo metodë? Kush favorizohet? Kush po përfiton nga ky ‘pazar’?

Ndërkohë që Ministrja dhe qeveria nuk kanë marrë asnjë masë për përballimin e gripit të shpendëve-i cili ka dëmtuar mbi 450 mijë krerë pula dhe qindra mijëra vezë-znj. Denaj duket se ka gjetur kohë për të favorizuar një klient të lidhur me rilindjen.

Nëse znj. Denaj shkel ligjin, nuk mban përgjegjësi, nuk bën transparencë dhe nuk jep dorëheqjen-çfarë pret ende SPAK për të vepruar? Kur do të ketë drejtësi për mungesën e sigurisë ushqimore, që është një interes jetik për vendin?

Partia Demokratike e ka prioritet sigurinë ushqimore dhe e konsideron atë një çështje të sigurisë kombëtare. Ne angazhohemi për të ndërmarrë një kurs reformash, masash dhe ligjesh, për të garantuar siguri ushqimore për qytetarët shqiptarë dhe për çdo produkt ‘Made in Albania’.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat