back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetProjektligj i PD/ Punonjësit e administratës të paguajnë dëmet ekonomike që shkaktojnë

Projektligj i PD/ Punonjësit e administratës të paguajnë dëmet ekonomike që shkaktojnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka depozituar në Kuvend një projektligj që synon të rrisë përgjegjësinë financiare të punonjësve të administratës publike për dëmet ekonomike të shkaktuara ndaj institucioneve ku punojnë.

Sipas këtij propozimi, çdo punonjës që me dashje, nga pakujdesia ose mungesë profesionalizmi shkakton dëm financiar institucionit, do të detyrohet ta shlyejë atë nga xhepi i tij. Projektligji parashikon tre lloje përgjegjësie: e plotë, e kufizuar dhe e përbashkët, duke përcaktuar detyrimet konkrete për secilin rast.

Në rastet kur veprimet e punonjësve publikë kryhen nën urdhër të drejtuesve të tyre, përgjegjësia financiare është e kufizuar, duke mbrojtur punonjësit që janë nën kërcënim. Po ashtu, ligji parashikon që zyrtarët publikë të jenë përgjegjës edhe për veprimet e vartësve të tyre, me masa të përcaktuara për shpërblimin e dëmit.

Projektligji i Leskaj synon të parandalojë korrupsionin dhe shkeljet ligjore në administratën publike, duke mbrojtur financat e shtetit dhe duke rritur transparencën në veprimtarinë e zyrtarëve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vlerësuar se dëmet ekonomike të shkaktuara nga shkeljet ligjore të punonjësve publikë janë të konsiderueshme, duke arritur në mbi 28 miliardë lekë në vitin 2019.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat