back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaPunonjësit shqiptarë paguhen më pak se fqinjët/ Paga minimale 408 euro

Punonjësit shqiptarë paguhen më pak se fqinjët/ Paga minimale 408 euro

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri ishte 408 euro në fund të muajit qershor, sipas raportit më të fundit të Eurostat për vitin 2025. Kjo shifër nuk ka ndryshuar që nga viti 2023, duke ulur fuqinë blerëse të punonjësve për shkak të rritjes së çmimeve, veçanërisht të ushqimeve, të cilat zënë rreth 40% të të ardhurave familjare.

Në rajon, paga më e lartë minimale rezulton në Malin e Zi, me 670 euro në muaj, ndjekur nga Serbia me 618 euro dhe Maqedonia e Veriut me 584 euro. Në Bosnjë, paga varion nga 500 në 660 euro në të dy federatat, ndërsa në Kosovë është 350 euro, sipas vendimit qeveritar, por statistikat për këto dy shtete nuk janë raportuar nga Eurostat.

Në Bashkimin Europian, 22 shtete kanë vendosur paga minimale. Niveli më i lartë është në Luksemburg, me 2700 euro/muaj, ndërsa në Gjermani paga më e ulët mujore bruto është 2160 euro. Në Bullgari, punonjësit nuk mund të marrin më pak se 550 euro në muaj.

Ekspertët ekonomikë paralajmërojnë se mosrritja e pagës minimale në Shqipëri mund të ketë ndikim negativ në fuqinë blerëse të qytetarëve dhe standardin e jetesës, sidomos për familjet që varen kryesisht nga të ardhurat minimale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat