back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuLifestyle / ShowbizPushimet familjare të Rita Orës/ Ndan momentet me prindërit e saj në...

Pushimet familjare të Rita Orës/ Ndan momentet me prindërit e saj në Ulqin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zgjedhur Ulqinin si destinacionin e saj për disa ditë të qeta pushimi përpara angazhimeve muzikore.

Artistja, e cila prej vitesh është një nga emrat më të përfolur në skenën ndërkombëtare, u rikthye pranë rrënjëve të saj për të kaluar pak kohë me familjen.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Vera Sahatçiu Ora, e cila publikoi një video në rrjete sociale. Në pamje shihet Rita e qetë dhe e buzëqeshur në shoqërinë e prindërve, duke shijuar momentet e ngrohta familjare. Videoja u prit me shumë komente pozitive nga ndjekësit.

Familja Ora zotëron një vilë në zonën e njohur të Adës së Bunës, në Ulqin. Pikërisht aty Rita kaloi disa ditë pushimi, duke shijuar natyrën e qetë dhe bukuritë e bregdetit.

Pas këtyre ditëve të relaksit, Rita Ora u nis drejt Zvicrës, ku të premten performoi në Zurich Openair Festival, një nga festivalet më të mëdha evropiane që mbledh artistë të njohur nga e gjithë bota.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat