back to top
12.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuSportiQefalija spikati në Europë/ Klubi i madh suedez kërkon shërbimet e talentit...

Qefalija spikati në Europë/ Klubi i madh suedez kërkon shërbimet e talentit të Dinamos

Mesfushori i talentuar i Dinamos, Klevi Qefalija, ka spikatur me paraqitjet e tij në Conference League.

Performancat e tij kanë rënë në sy të skautëve europianë, të cilët kanë bërë sondazhet e para.

“Sport Time”, mëson ekskluzivisht se një klub i madh suedez ka trokitur te menaxheri i Qefalijas për të nisur bisedimet për një transferim të mundshëm në sallonet e mëdha të futbollit nordik.

21-vjeçari, i cili është pjesë e kombëtares Shpresa, ka qenë titullar në të katërta ndeshjet që Dinamo ka zhvilluar në Europë, ndaj Escaldes dhe Hajdukut të Splitit.

Mesfushori, i cili është nën kontratë me Dinamon, është i fokusuar tek “play off”-i, ku “nëndetësja” do të përballet me polakët e Jagiellonia.

Ndërkohë që Qefalija mendon vetëm për fushën, në skenë shfaqet menaxheri i tij, i cili është duke dëgjuar propozimin e klubit suedez, që për momentin mbetet sekret.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat