back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRajoniQeveria e RMV-së miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Qeveria e RMV-së miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat

Qeveria e miratoi propozim-ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me zv. kryeministrin e parë, Izet Mexhiti.

Siç tha Mickoski, me këtë ligj hapet një kapitull i ri i profesionalizmit në sektorin publik, si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë lokal.

“Ky ligj ka një qëllim të qartë, administrata të jetë një shërbim i vërtetë për qytetarët, e ndërtuar mbi merita, dije, profesionalizëm, integritet, në përputhje me Kushtetutën dhe Marrëveshjen e Ohrit”, tha Mickoski.

“Ligji është një garanci që bashkësitë etnike do të përfaqësohen në mënyrë të drejtë dhe adekuate, por njëkohësisht do të mbrojë cilësitë e të gjitha bashkësive etnike”, shtoi Mickoski.

I pyetur se nëse a do të jetë ky Ligj që do të miratohet në Kuvend apo do të ketë ndryshime, Kryeministri tha se Ligji për përfaqësimin e drejtë është dërguar në Komisionin e Venecias, dhe pastaj do të kthehet në Kuvend, pastaj do të shikohet nëse do të ketë nevojë për ndërhyrje apo do duhet të paraqesim ndonjë amendament./Telegrafi/

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat