back to top
10.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetQeveria italiane miraton dekretin e ri për transferimin e emigrantëve në Shqipëri

Qeveria italiane miraton dekretin e ri për transferimin e emigrantëve në Shqipëri

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që lejon transferimin e emigrantëve të parregullt nga qendrat e ndalimit në Itali drejt qendrave të pritjes në Shqipëri.

Sipas mediave italiane ky vendim mbështetet në një boshllëk ligjor si në legjislacionin italian, ashtu edhe në rregulloret europiane mbi emigracionin dhe që mund të lejojë përdorimin e qendrave të emigrantëve në Shqipëri, të cilat kanë mbetur bosh.

Sipas dekretit të miratuar, emigrantët e parregullt që aktualisht ndodhen në qendrat e ndalimit në Itali mund të transferohen në qendrat në Shqipëri, ku do të qëndrojnë deri në 18 muaj, në pritje që vendet e tyre të origjinës t’i pranojnë dhe të lejojnë kthimin e tyre. Megjithatë, procedura parashikon që dëbimi përfundimtar të ndodhë nga territori italian, që do të thotë se pas qëndrimit në Shqipëri, emigrantët do të kthehen përsëri në Itali për t’u riatdhesuar në vendet e tyre të origjinës.

Në Itali, kjo skemë ka ngritur shqetësime mbi rritjen e kostove të administrimit, pasi çdo emigrant i ndaluar duhet të shoqërohet nga dy oficerë policie gjatë transferimeve midis dy vendeve.

Ky vendim ka shkaktuar debate të forta, sidomos përsa i përket aspektit ligjor të transferimit të emigrantëve në një vend të tretë. Aktualisht, rregullat e Bashkimit Europian nuk e lejojnë transferimin e emigrantëve në një vend që nuk është as vendi i tyre i origjinës dhe as vendi i tranzitit. BE parashikon që qendra të tilla të mund të hapen vetëm pas vitit 2027, ndërkohë që Italia po e zbaton këtë masë menjëherë. Qeveria italiane është në pritje të një vendimi nga Gjykata Europiane e Drejtësisë mbi këtë çështje, por është e bindur se ai do të jetë në favor të saj. Deri atëherë, qeveria e Giorgia Melonit po vijon me implementimin e dekretit, duke e konsideruar atë një zgjidhje të shpejtë për çështjen e emigracionit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat