back to top
19.5 C
Tirana
E premte, 10 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetInvestime në mbrojtje/ Qeveria jep dritën jeshile për marrëveshjen e KAYO-s

Investime në mbrojtje/ Qeveria jep dritën jeshile për marrëveshjen e KAYO-s

Qeveria ka miratuar autorizimin për shoqërinë KAYO që të nisë negociatat dhe të lidhë marrëveshje me dy kompani të huaja për ndërtimin e mjeteve lundruese dhe dronëve luftarakë në Shqipëri.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, gjatë një konference për mediat, ku theksoi se ky vendim përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e industrisë ushtarake në vend.

“Po krijohet shtrati pas kaq kohësh për ndërtimin e mjeteve lundruese në Shqipëri,” u shpreh ministri, duke nënvizuar rëndësinë strategjike të këtij projekti.

Sipas tij, KAYO është autorizuar të negociojë dhe të lidhë kontrata me dy kompani, të cilat pritet të jenë italiane. Megjithatë, ai sqaroi se marrëveshja ende nuk është përfunduar dhe detajet e saj do të bëhen publike në një fazë të mëvonshme.

Ministri shtoi se kjo nismë pritet të japë një shtysë të re për industrinë ushtarake në vend, si dhe të ndikojë pozitivisht në hapjen e vendeve të reja të punës.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat