back to top
8.5 C
Tirana
E martë, 4 Shkurt, 2025
spot_img
KreuDrejtësiaQeveria miraton shpërblimin për punonjësit e policisë

Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e policisë

Qeveria miratoi sot shpërblimin për punonjësit e policisë. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Ministri Hoxha theksoi se motivimi i forcave të policisë do të jetë gjithmonë në objektivat e qeverisë shqiptare

Hoxha: Sot këshilli i ministrave miratoi një akt shumë të rëndësishëm në lidhje me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për dhënien e shpërblimit për punonjësit e policisë. Në gusht të vitit 2024, ligji i ri i policisë së shtetit miratoi të gjithë veprimtarinë, rregullimin, organizimin si dhe dhënien e shpërblimit për punonjësit e Policisë së Shtetit. Në këtë mënyrë jemi në një risi dhe në një dhënie të vazhdueshme të ndihmës për policinë e shtetit. Shumë shpejt i gjithë aktiviteti i organizimit dhe dhënies së këtyre shpërblimeve do të unifikohet.

Qeveria e përcakton shumë shprehimisht vullnetin e saj për misionin e rëndësishëm që ka policia e shtetit në politikën e saj të vazhdueshme. Roli i policisë është një rol shumë kyç dhe motivimi i forcave të policisë do të jetë gjithmonë në objektivat e qeverisë shqiptare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat