back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaQeveria miraton shpronësimet/ Zhbllokohen investimet në Fier, Korridorin 8 dhe Porto Romano

Qeveria miraton shpronësimet/ Zhbllokohen investimet në Fier, Korridorin 8 dhe Porto Romano

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka deklaruar se qeveria ka miratuar një vendim të rëndësishëm për listën e shpronësimeve, me qëllim vijimin e projekteve strategjike infrastrukturore në vend.

Pas mbledhjes së qeverisë, Karakaçi u shpreh për mediat se ky akt synon të zhbllokojë investimet në zona ku ka pasur kufizime, duke përfshirë ndërtimin e një nënstacioni 400 kW në Fier, zgjerimin e Korridorit 8 dhe zhvillimin e infrastrukturës në Portin e Porto Romanos.

“Shpronësime që i japin vijueshmëri investimeve aty ku ka pasur kufizime, si krijimi i nënstacionit në Fier, zgjerimi në Korridorin 8 dhe asetet e Portit të Porto Romanos,” tha ministri.

I pyetur nga gazetarët për rritjen e mundshme të çmimit të biletave të transportit publik, Karakaçi bëri me dije se është zhvilluar një takim me shoqatat e transportit, në prani edhe të ministres së Ekonomisë dhe kryebashkiakes së Tiranës.

Ai theksoi se situata e çmimeve po monitorohet vazhdimisht dhe se qeveria po shqyrton disa skenarë, përfshirë edhe mundësinë e subvencioneve për sektorin e transportit.

Sipas tij, çështja e tarifave dhe kërkesave të operatorëve është ende në diskutim dhe do të trajtohet në vijim, ndërsa palët pritet të zhvillojnë takime të tjera për të vlerësuar hapat që do të ndërmerren.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat