back to top
4.5 C
Tirana
E diel, 18 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetQeveria “në intervistë” me punonjësit e bashkive/ Tabaku: Shkelje e ndarjes së...

Qeveria “në intervistë” me punonjësit e bashkive/ Tabaku: Shkelje e ndarjes së pushteteve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar me tone të forta kundër asaj që e cilëson si një ndërhyrje të paprecedentë të qeverisë në pushtetin vendor. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ajo akuzon mazhorancën dhe ministrat e kabinetit qeveritar për shkelje flagrante të autonomisë së bashkive.

Sipas Tabakut, “show-ja i radhës” i qeverisë përbën një akt të rëndë institucional, që synon kontrollin politik të bashkive përmes ndërhyrjeve të drejtpërdrejta në administratën vendore.

“Bashkitë nuk mund të trajtohen si zyra varësie të Partisë Socialiste apo të ndonjë ministrie. Ministrat nuk mund të vihen në radhë për të marrë në intervistë stafet e bashkive, të cilët janë të zgjedhur me votën e qytetarëve,” – u shpreh deputetja demokrate.

Ajo akuzon qeverinë se po merr në dorë kompetenca që i takojnë pushtetit vendor, përmes rekrutimeve të reja, pushimeve nga puna dhe ndërhyrjeve në strukturat e bashkive, duke shkelur Kushtetutën dhe parimet e ndarjes së pushteteve.

Tabaku e cilëson situatën si të rrezikshme për demokracinë, ku, sipas saj, “pushteti qendror po tenton të përqendrojë çdo fuqi në një dorë të vetme”. Ajo paralajmëron se vendosja e strukturave, përcaktimi i pagave dhe imponimi i stafit nga ministritë, tejkalojnë çdo kompetencë që një qeveri duhet të ketë ndaj pushtetit vendor.

Deputetja kërkoi respektimin e ndarjes së pushteteve dhe mbrojtjen e autonomisë së bashkive, duke theksuar se këto janë shtylla thelbësore të një demokracie funksionale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat