back to top
4.5 C
Tirana
E premte, 13 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuAktualitet“Qeveritarët shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë”/ Berisha skanon...

“Qeveritarët shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë”/ Berisha skanon luksin në Kuvend

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dneoncuar luksin në Kuvend.

Ai ka cilësuar deputetët e mazhorancës si një bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në mejhane.

Madje Berisha ka shkuar deri në atë saqë ka folur çmime qerpikësh artificiale.

Deklarata e Berishës:

Janë verbuar nga luksi.

Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet.

Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme.

Aty bëhet një paradë luksi, bizhush, parfumesh sikur je në një sallon mode dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve.

Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur blen stolinë e oborrit 4 milionë euro.

Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur shpenzon 21 milionë euro udhëtime me Ismailin e famshëm.

Nuk mund t’ia dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1 mijë euro.

Nuk mund t’ia dinë qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë.

Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat