back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetQori kundër PD-së: Ju heshtët për oligarkët e Tiranës

Qori kundër PD-së: Ju heshtët për oligarkët e Tiranës

Një debat i ashpër ka shoqëruar emisionin “Të Paekspozuarit” mes kryetarit të “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, dhe këshilltarit të PD-së, Dorian Teliti.

Teliti akuzoi partitë e reja opozitare se duke garuar të vetme “djegën votat” kundër Edi Ramës në zgjedhjet parlamentare dhe i kërkoi Qorit që në garën vendore të Tiranës të bashkohet me opozitën tradicionale.

Teliti: “Fakti që ne e kundërshtojmë Ramën dhe Veliajn është i qartë. Më 11 maj PS mori 48% të votave, kurse forcat e tjera opozitare së bashku 52%. Aritmetika thotë se duhet të jemi bashkë. Adriatik Lapaj mori një deputet, por dogji 54 mijë vota. Duhet të bashkohen forcat.”

Por Qori reagoi ashpër, duke e përjashtuar kategorikisht mundësinë e bashkëpunimit me PD-në e Sali Berishës. Ai akuzoi opozitën tradicionale për “ortakëri me oligarkët” dhe për heshtje ndaj aferave me ndërtimet në kryeqytet.

Qori: “Ne nuk mund të bashkëpunojmë me ortakët e Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ju keni mbyllur gojën për oligarkët dhe kullat në Tiranë. Modeli juaj është ortakëria e hajdutëve. Ju jeni bashkëpunëtorë të njeriut më të korruptuar, Sali Berishës, bashkë me Edi Ramën.”

Debati u tensionua edhe më tej, kur Teliti e akuzoi Qorin se bën idealizma boshe dhe nuk ofron alternativë reale, ndërsa Qori këmbënguli se “idealizmi është i domosdoshëm” dhe se “sistemi i kalbur politik” nuk mund të ndryshohet duke bërë pazare me të njëjtët aktorë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat