back to top
7.5 C
Tirana
E premte, 14 Nëntor, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaQose përplaset me Ballukun për Bypass-in e Elbasanit/ “Mjaft premtime, duhen veprime”

Qose përplaset me Ballukun për Bypass-in e Elbasanit/ “Mjaft premtime, duhen veprime”

Deputeti socialist i Qarkut të Elbasanit, Adi Qose, ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për ndërtimin e Bypass-it të Elbasanit, gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat.
Në një debat të drejtpërdrejtë me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Qose u shpreh se trafiku në qytet është kthyer në krizë, sidomos gjatë fundjavave, ndërsa projekti është premtuar prej më shumë se një dekade.

“Ndërtimi i Bypass-it të Elbasanit është një emergjencë infrastrukturore. Trafiku është bërë i padurueshëm, dhe kalimi përmes qytetit është një mision i pamundur. Ky projekt nuk mund të shtyhet më,” – deklaroi Qose.

Deputeti theksoi se bypass-i nuk është vetëm një kërkesë lokale, por një domosdoshmëri kombëtare, që do t’i shërbejë gjithë juglindjes së vendit — nga Peqini, Belshi e Gramshi, deri në Librazhd e Prrenjas. Sipas tij, investimi do të kishte ndikim të ndjeshëm në zhvillimin ekonomik, turizëm dhe lehtësimin e qarkullimit në Korridorin VIII.

“Tani që po ecën me ritme të shpejta ndërtimi i segmentit Elbasan–Lekaj të Korridorit të Tetë, është momenti i duhur që qeveria të çojë përpara edhe projektin e Bypass-it. Fondi i parashikuar për 2026 përfshin vetëm fazën e studimit, gjë që është e pamjaftueshme,” – u shpreh Qose.

Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës

Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë konfirmuan se projekti është përfshirë në listën prioritare të investimeve dhe është akomoduar në buxhetin afatmesëm 2026–2028, përfshirë edhe në Aktin Normativ të tetorit.
Ata sqaruan se gjatë vitit të ardhshëm do të nisë financimi për një bypass të përkohshëm, i cili do të shërbejë si parapërgatitje për ndërtimin e bypass-it të plotë.

“Ky projekt mbetet në fokusin e ministrisë dhe është pjesë e planifikimit afatgjatë të investimeve në infrastrukturë, në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare,” – u theksua nga përfaqësuesi i ministrisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat