back to top
24.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Qershor, 2025
spot_img
KreuTeknologji / ShkencëQualcomm sjell inteligjencën artificiale tek smartfonët e rangut të mesëm

Qualcomm sjell inteligjencën artificiale tek smartfonët e rangut të mesëm

Qualcomm ka vendosur të sjellë AI në linjën e çipeve të rangut të mesëm me platformën Snapdragon 6 Gen 4.

Çipi gjithashtu premton më shumë performancë procesorike dhe grafike, më pak konsum energji dhe konektivitet Wi-Fi dhe celular të përmirësuar.

Funksionalitetet e reja AI janë të disponueshme falë mbështetjes harduerike duke i hapur rrugë asistentëve zanorë, reduktimit të zhurmave gjatë një thirrjeje e shumë të tjera.

Është procesori i parë i serive Snapdragon 6 që mbështet INT4 e cila lejon AI gjeneruese të operojë në mënyrë më efikase në pajisjet e vogla.

Qualcomm premton 11 përqind më shumë performancë procesorike përmes bërthamave të reja Kryo dhe 29 përqind më shumë performancë grafike. Asnjë prej këtyre përmirësimeve nuk ngarkon baterinë e cila ka 12 përqind më shumë jetëgjatësi në të njëjtin kapacitet krahasuar me gjeneratën e kaluar të procesorit.

Qualcomm gjithashtu integroii modemin 5G RF që premton më shumë shpejtësi dhe pajtueshmëri si dhe Wi-Fi 6E. Platforma Snapdragon 6 Gen 4 do të shfaqet së shpejti në pajisjet Oppo, Honor dhe të tjerë. /PCWorld Albanian

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat