back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetSocialeQytetarët paralajmërohen/ Rrezik për daljen e lumit Lana nga shtrati

Qytetarët paralajmërohen/ Rrezik për daljen e lumit Lana nga shtrati

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lumin Lana, duke krijuar situatë problematike në kryeqytet. Zona më e rrezikuar është pranë Pallatit me Shigjeta, ku ekziston rreziku që lumi të dalë nga shtrati dhe të përmbytë rrugët përreth.

Aktualisht, Lana ka arritur deri në pjesën e lulishtes dhe po rrezikon të përhapet më tej në zonat urbane. Autoritetet këshillojnë qytetarët të shmangin lëvizjen pranë brigjeve të lumit deri në stabilizimin e situatës.

Lumi Lana ka qenë shpesh problematik në të kaluarën, duke dalë nga shtrati gjatë periudhave me reshje të dendura, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat