back to top
17.5 C
Tirana
E mërkurë, 16 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Bullizues? Unë nuk leh/ "Kam mënyrën time për të mos iu...

Rama: Bullizues? Unë nuk leh/ “Kam mënyrën time për të mos iu lënë kusur”

Kryeministri Edi Rama gjatë bashkëbisedimit online me qytetarët, foli dhe për replikat dhe epitetet që i ka vendosur PD dhe Sali Berishës, duke i quajtur herë pas herë buf kënetash.

Duke iu përgjigjur komentuesve, kreu i qeverisë thotë se nuk i thotë kundërshtarit as mafioz as hajdut, por thekson se ka mënyrën e tij për të mos i lënë kusur kundërshtarëve politikë.

“Nuk e di për ca bullizmi është fjala. Humori është diçka shumë serioze dhe është pjesë e mënyrës së komunikimit, unë nuk shaj, unë nuk leh, nuk i them kundërshtarit as mafioz, as kriminel, as hajdut, se këto janë akuza penale dhe janë brutalitete për rrugeçër, nuk janë mënyrë komunikimi në publik.

Kam mënyrën time për të mos u lënë kusur kundërshtarëve. Ata që ndihen të bullizuar nga satira, duhet ta llogarisin se si duhet të ndihet dikush që vihet në mënyrë të vazhdueshme në shënjestër me të gjitha fjalët më të ndyra të shqipes dhe me brutalitetet më të mëdha të shqipes. Bëni një llogari dhe shihni si ju del”, tha Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat