Nga e djathta në opozitë te e majta në pushtet, sulmet ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri po bëhen gjithnjë e më të forta dhe gjithnjë e më të hapura.
Pavarësisht retorikës për mbështetje të Reformës në Drejtësi, gjuha politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë shpesh është përçmuese, kërcënuese dhe denigruese.
Sulmet nga opozita: “Drejtësia e kapur nga qeveria”
Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë përsëritur vazhdimisht akuzat se drejtësia është “e kapur” nga mazhoranca dhe se SPAK vepron me selektivitet politik.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka cilësuar SPAK-un si “SKAP i partisë”, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama për përdorim të drejtësisë si armë politike. “Dosjet ndaj eksponentëve të qeverisë mbyllen në sirtarë, ndërsa opozita ndiqet me urdhër politik,” ka deklaruar ai në disa dalje publike.
Në intervista televizive ai ka sfiduar SPAK-un duke thene: “Gjeni një ministër timin që SKAP ka kapur me korrupsion!”
Në Syri TV ai u shpreh se “drejtësia është kapur” nga kryeministri dhe se ai vetë “pi kafe çdo ditë me prokurorët e SPAK-ut”
Gjithashtu ai ka ngritur dyshime të forta mbi implikimin e SPAK-ut në konflikt interesi dhe fshehje të vendimeve, duke kërkuar përgjegjësi.
Presioni nga mazhoranca: “Drejtësia nuk po godet askënd në opozitë”
Nga ana tjetër, zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste kanë shprehur pakënaqësi të hapur ndaj veprimit të ngadaltë të drejtësisë ndaj eksponentëve të opozitës.
Vetë kryeministri Edi Rama është shprehur disa herë se drejtësia nuk po vepron me forcë ndaj atyre që, sipas tij, kanë kryer shkelje gjatë qeverisjes së mëparshme, duke lënë të kuptohet se SPAK nuk po godet në mënyrë të balancuar.
“Kur do të vijë dita që drejtësia të flasë për pasuritë dhe shkeljet e opozitës?”, ka deklaruar ai nga foltorja e Kuvendit.
Ne reagimin ndaj arrestimit të Erion Veliajt, Rilindja përshkroi sistemin si “një drejtësi e çalë profesionalisht”, e “kërcënim për demokracinë” .
Nga nje takim me socialistet ne Lezhe, Rama tha se drejtësia tashmë po vepron e pavarur nga politika.
Në Selanik, ai deklaroi se PS-ja ka “çliruar drejtësinë nga duart e partisë,” duke nënvizuar se sistemit i është dhënë mundësia të veprojë “pa parë majtas e djathtas” .
Luftë për imunitet apo shqetësim real institucional?
Në analizën evëzhguesve ndërkombëtarë, tonet agresive të politikanëve ndaj drejtësisë shpesh përkojnë me momentin kur vetë ata, ose rrethi i tyre i afërt, bëhen objekt i hetimeve.
Për këtë arsye, në vend të mbrojtjes së reformës, retorika politike ka rrëshqitur drejt vetëmbrojtjes personale dhe diskreditimit të sistemit, në sy të opinionit publik.