back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitet7 muaj pas arrestimit/ Rama ende nuk vendos për fatin e Veliajt...

7 muaj pas arrestimit/ Rama ende nuk vendos për fatin e Veliajt dhe Bashkisë

Prej 10 shkurtit, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhet në qeli nën akuzën për korrupsion, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë. Megjithatë, edhe pas 7 muajsh nga arrestimi, kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një vendim nëse Bashkia e Tiranës do të shkojë apo jo në zgjedhje të parakohshme.

I pyetur për këtë çështje në emisionin “Opinion”, Rama nuk dha një përgjigje konkrete, duke theksuar se është ende në proces diskutimi për mënyrën e trajtimit të situatës.

“A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranës? Nuk e di, këtë do ta shohim në vijim, nuk e di. Pra, do të jenë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa gjykata të marrë një vendim të formës së prerë? Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë,” u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat