back to top
22.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Është radha e Ogerta Manastiriut/ "PS në rresht pas saj"

Rama: Është radha e Ogerta Manastiriut/ “PS në rresht pas saj”

Pas kërkesës për shkarkimin e Erion Veliajt nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja, kryeministri Edi Rama shpalli Ogerta Manastiriun si kandidate të Partisë Socialiste për kryebashkiake të Tiranës.

Aktualisht ministre e Arsimit, Manastirliu u përzgjodh nga Rama në mënyrë të papritur, gjë që ai vetë e cilësoi si një “bombë të palajmëruar”.

“E di që nuk do ma falësh kollaj këtë bombë të palajmëruar, por Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. Nuk kemi pse kërkojmë një person më të përshtatshëm. Është radha jote ta udhëheqësh Tiranën me ambicien dhe qetësinë që të karakterizon,” u shpreh Rama gjatë Asamblesë së PS-së.

Kryeministri i shprehu mbështetje të plotë Manastirliut, duke theksuar se PS do të jetë “në rresht pas saj” në këtë sfidë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat