Edi Rama, njëherazi kryetar i Partise Socialiste, ka ndërmarrë një valë të gjerë ndryshimesh në drejtimin politik të qarqeve, gjatë mbledhjes së Asamblesë së zhvilluar këtë të shtunë në Durrës.
Vendimet e marra përfshijnë largimin e disa figurave të njohura nga drejtimi politik dhe emërimin e drejtuesve të rinj në disa qarqe kyçe, në kuadër të riorganizimit të strukturave të PS-së për zgjedhjet e ardhshme.
Në qarkun e Shkodrës, nga detyra e drejtuesit politik është larguar Benet Beci, i cili zëvendësohet nga Enea Karakaçi. Beci është nën hetim nga SPAK për një çështje që lidhet me një tender prej rreth 700 mijë eurosh, ndërsa dosja ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë ka kaluar për gjykim në GJKKO.
Ndryshime ka pasur edhe në Durrës, ku nga posti i drejtueses politike është larguar Emirjana Sako. Edhe ajo është nën hetim nga SPAK, pas një kallëzimi penal të bërë në janar 2026 për çështje që lidhen me menaxhimin e përmbytjeve, me akuza për “shpërdorim detyre në bashkëpunim”.
Sa i përket emërimeve të reja, drejtuesit politikë në qarqe janë si më poshtë:
Ogerta Manastirliu – qarku i Tirana
Taulant Balla – qarku i Tiranës
Damian Gjiknuri – qarku i Tiranës
Belinda Balluku – qarku i Fier
Blendi Klosi – qarku i Durrësit
Ervin Demo – qarku i Beratit
Arbjan Mazniku – qarku i Elbasanit
Enea Karakaçi – qarku i Shkodrës
Bledi Çuçi – qarku i Vlorës
Niko Peleshi – qarku i Korçës
Ulsi Manja – qarku i Dibrës
Ermal Nufi – qarku i Lezhës
Mirela Kumbaro – qarku i Gjirokastrës
Erjon Malaj – qarku i Kukësit
Ndërkohë, Elisa Spiropali dhe Eduard Shalsi pritet të caktohen në njësi administrative në Tiranë.



