Kryeministri Edi Rama këtë fushatë e ka përqëndruar tek gratë, pensionistët por mbi të gjitha kryefjalë ka bërë kreun e SPAK-ut Altin Dumanin.
Rama vijon të deklarojë se janë këta, pra PS-ja, pastaj vjen Dumani, që sipas tij është një njeri kurajoz.
Rama e vlerëson Dumanin si një figurë me integritet, profesionalizëm dhe kurajë, duke theksuar se pavarësisht se ka qenë prej vitesh në sistemin e drejtësisë, emri i tij u bë i njohur vetëm pasi reforma e mbështetur nga mazhoranca i dha fuqinë institucionale për të vepruar.“Drejtësinë e armatosëm ne”, deklaroi Rama, duke nënvizuar se ndryshimet e thella në sistem nuk do të ishin të mundura pa vullnetin politik të shumicës.
“Altin Dumani, një burrë me integritet profesionalizëm dhe kurajë. Është bërë I njohur pikërisht sepse në drejtin e tij kanë ndodhur gjëra të paimagjinueshme, por ka një gjë, Dumani ka qenë prokuror prej shumë vitesh dhe po ky ka qenë. Më integritet e profesionist, e me kurajë si tani. Por askush nga ju nuk e kishte dëgjuar, as unë nuk e dija që ekzistonte një njeri me këtë emër.Nuk thërriste dot njeri sepse nuk e kishte shpatën ishte i çarmatosur. Drejtësinë e armatosëm ne”, tha ai.