back to top
9.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama godet shoqatën e prokurorëve/ "Po për arrestet pa gjyq, çfarë keni...

Rama godet shoqatën e prokurorëve/ “Po për arrestet pa gjyq, çfarë keni për të thënë?”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së një shoqate të re të prokurorëve, e cila mëngjesin e sotëm shprehu solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve dhe kërkoi që të mos ketë ulje pagash.

Në reagimin e tij, Rama thekson se shoqata nuk është ende e regjistruar ligjërisht, edhe pse brenda afatit për regjistrim, dhe e cilëson të pabazë pretendimin për “ulje pagash”.

“Paska dalë edhe një shoqatë prokurorësh e re ende e paregjistruar sipas ligjit, po brenda afatit për regjistrim e cila ka deklaruar solidaritet me shoqatat e gjyqtarëve, duke kërkuar ‘që të mos ulen pagat’”, shkruan kryeministri.

Ai thekson se bëhet fjalë për një interpretim të gabuar të situatës, pasi kategoria më e privilegjuar e piramidës së pagave paraqitet si e diskriminuar. Rama sqaron se në këtë rast, “ulje page” po konsiderohet fakti që pagat nuk rriten aq sa kërkojnë shoqatat e gjyqtarëve.

“Pra, shqip, një pagë që s’më ngrihet sa ç’dua unë, është një pagë e ulur”, thekson ai, duke e quajtur këtë arsyetim të pabesueshëm, por real.

Kryeministri nënvizon gjithashtu se nuk ka pasur asnjë tentativë për uljen e pagave të gjyqtarëve apo prokurorëve dhe se qeveria ka treguar vëmendje të shtuar ndaj sistemit të drejtësisë. Ai përmend si shembull punën e nisur prej gati një viti për ndërtimin e një Poli Drejtësie, i cili pritet të ofrojë kushtet më të mira të punës në rajon.

Në fund të reagimit, Rama ngre një pyetje kritike për shoqatën e re të prokurorëve, lidhur me problematika të tjera serioze në sistemin e drejtësisë:

“Po për shqelmimin e vazhdueshëm si askund në Europë të prezumimit të pafajësisë dhe kthimin e arresteve me burg pa gjyq në një praktikë rutinë, e cila e ka njollosur Shqipërinë botërisht, a keni ndonjë gjë për të deklaruar?!”, përfundon kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat