back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama “hap zjarr” ndaj prokurorëve/ Kryeministri nuk ndal sulmet ndaj drejtësisë

Rama “hap zjarr” ndaj prokurorëve/ Kryeministri nuk ndal sulmet ndaj drejtësisë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partise Socialiste këtë të enjte, Kryeministri Edi Rama ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës mes pushteteve dhe ka kritikuar ashpër disa veprime të prokurorëve, të cilat sipas tij cenojnë ekuilibrin mes ekzekutivit, legjislativit dhe gjyqësorit.

Rama u shpreh se ndërhyrjet e gjyqësorit në punët e dy pushteteve të tjera janë të papranueshme dhe rrezikojnë paralizimin e funksionimit normal të institucioneve. Ai theksoi se pavarësia e pushtetit gjyqësor duhet respektuar, por nuk mund të përdoret për të cenuar institucionet e tjera.

Duke iu referuar edhe garës për drejtimin e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Rama foli për “lëvizje sportive të prokurorëve”, që sipas tij kanë prodhuar masa arresti të pajustifikuara dhe hetime që mund të zhvilloheshin në gjendje të lirë.

Ai përmendi rastin e Durrësit dhe një çështje në Tiranë që lidhet me konfiskimin e një ndërtimi pa leje për strehimin e agjencive shtetërore, ku – sipas tij – janë hapur procedime penale ndaj punonjësve të shtetit që zbatuan ligjin.

“Tre pushtetet janë të pavarura nga njëri-tjetri dhe nuk duhet të ndërhyjnë në punët përkatëse. Ne ia dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor dhe nuk bëhem pjesë e ‘bombave artizanale’ që kurdisen nga prokurorë lart e poshtë, të cilët cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera,” u shpreh Rama.

Sipas tij, rreziku nuk qëndron te cenimi i pavarësisë së gjyqësorit nga politika, por te mundësia që gjyqësori të paralizojë funksionimin e pushteteve të tjera, duke penguar zhvillimin normal të vendit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat