back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 13 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama: Inspektimi nuk ka arritur progresin e nevojshëm

Rama: Inspektimi nuk ka arritur progresin e nevojshëm

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, zhvilluan këtë të premte një takim me Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Dashnor Sula, si dhe me drejtuesit e inspektoriateve në vend, në kuadër të fazës së re të reformës së sistemit të inspektimeve.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se inspektimi mbetet një problem në mekanizmin dhe funksionimin e shtetit, duke nënvizuar se deri më tani nuk është arritur progresi i nevojshëm.

“Deri tani nuk mund të themi se me inspektimin kemi bërë progresin e nevojshëm. Inspektimi mbetet një problem në të gjithë mekanizmin dhe funksionin e shtetit tonë, në organizim, në mendësi dhe shpeshherë në pengesë të atyre që duhet të shërbehen, e jo rrallë herë, përveçse nuk shërbehen, edhe keqtrajtohen apo abuzohen”, u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se ndryshimi i individëve nuk mjafton nëse sistemi nuk është i strukturuar siç duhet dhe nëse drejtimi nuk është i duhur.

“Sistemi dhe përmirësimi i tij është thelbësor. Mund të ndryshojmë të gjithë njerëzit, mund të sjellim edhe njerëz nga Hëna, por nëse sistemi nuk është i ndërtuar siç duhet dhe drejtimi nuk është i duhur, do të përfundojmë sërish në të njëjtën situatë”, tha Rama.

Ai shtoi se Shqipëria është një vend i vogël për t’u fragmentarizuar në shumë pjesë, duke theksuar se ndarja politike është e natyrshme, por kur bëhet fjalë për shtetin dhe punën e përbashkët, duhet bashkëpunim.

Rama iu referua edhe marrëdhënies së mëparshme politike me Kryeinspektorin e Përgjithshëm, duke e cilësuar situatën si një sfidë personale.

“Të kalosh nga teoria tek praktika e punës është si të kalosh nga poezia tek romani. Duhet një sistem i ri rekrutimi dhe karriere, një standard etik i unifikuar, certifikim dhe një sistem i besueshëm”, përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat