back to top
-2.5 C
Tirana
E premte, 2 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama ironizon opozitën/ "Unë në qeveri, ata në rrugë"

Rama ironizon opozitën/ “Unë në qeveri, ata në rrugë”

Kryeministri Edi Rama ka komentuar protestën e opozitës gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, duke deklaruar se ndarja mes palëve ka ndodhur prej vitesh dhe se secili po ndjek rrugën e vet.

Rama u shpreh se opozita nuk po arrin të kryejë rolin e saj politik, ndërsa theksoi se SPAK nuk është dhe nuk mund të konsiderohet opozita e qeverisë. Sipas tij, funksionet dhe pozicionet janë të ndara qartë.

“Opozita s’po bën dot punën e vet. E vërteta është ndryshe, SPAK nuk është opozita e qeverisë. I kemi ndarë punët prej shumë vitesh,” tha Rama.

Me nota ironike, kreu i qeverisë shtoi se ai do të vijojë punën e tij në krye të Partisë Socialiste dhe në qeveri, ndërsa opozita do të vazhdojë protestat në rrugë.

“Unë në zyrën time në PS dhe në qeveri, dhe të tjerët poshtë penxheres sime në rrugë. I kemi ndarë punët,” u shpreh Rama.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria respekton liritë dhe të drejtat demokratike, duke nënvizuar se protestat janë pjesë e këtyre lirive. “Shqipëria është dinjitoze në pjesën e lirive. Çfarë problemi kam unë me këtë,” përfundoi kryeministri.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat