back to top
13.5 C
Tirana
E mërkurë, 26 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Kemi përafruar legjislacionin tonë me të BE-së me AI/ "E-Albania do...

Rama: Kemi përafruar legjislacionin tonë me të BE-së me AI/ “E-Albania do kalojë në tjetër nivel”

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përafrimi i legjislacionit me atë të Bashkimit Evropian do të realizohet me ndihmën e inteligjencës artificiale.

Gjatë fjalës së tij me fituesit e startup-eve, Rama theksoi se inteligjenca artificiale do të përdoret gjithashtu për përmirësimin e proceseve të prokurimeve publike, duke shtuar se platforma e-Albania do të kalojë në një nivel tjetër zhvillimi.

“Ne kemi në punë modelin e AI, që bën trasnformimin e ligjit dhe atyre 250 mijë teksteve të BE, për të cilat, vendet e tjera para nesh, kanë punësuar një armatë, vendi ynë e bën brenda pak minutash. Kroacisë, vetëm kjo punë i mori 7 vjet. Ne po e bëjmë shumë shpejt, për 5-6 muaj do e kemi të përfunduar. Po kështu, me prokurimet publike jemi duke punuar me Microsoft, për prokurime publike pa pjesëmarrjen e njeriut. Është një projekt shumë ambicioz. Ne po përpiqemi me Microsoft të bëjmë një model që e bën të gjithën, shpresojmë ta kemi deri në fund të 2026. E-Albania do kalojnë në një tjetër nivel, ajo diella që del aty dhe flet, do e bëjë të gjithë shërbimin. Kjo do të realizohet me kërkesë, do i thuhet diellës dua këte, të gjithë punën do ta bëjë diella, asistenti virtual”, theksoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat