back to top
27.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaRama: Koha për treg të ri financiar në ndërtim, jo më parashitje...

Rama: Koha për treg të ri financiar në ndërtim, jo më parashitje dhe klering

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ndërtimi në Shqipëri po hyn në një fazë të re zhvillimi, ku garantimi i besueshmërisë së projekteve dhe përfshirja serioze e komunitetit të ndërtuesve dhe investitorëve është thelbësore për funksionimin e kanaleve të reja financiare.

Në një takim me përfaqësues të sektorit të ndërtimit, Rama theksoi se projektet e reja arkitektonike të realizuara në bashkëpunim me arkitektë ndërkombëtarë po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, jo vetëm për vlerat estetike, por edhe nga vetë investitorët.

“Projektet me arkitektë të huaj kanë ngjallur interes që po shtrihet përtej aspektit kulturor. Tani kemi një interes të qartë nga vetë investitorët për këto zhvillime arkitekturore,” – u shpreh Rama.

Ai vuri theksin te nevoja për zbatimin e besnik të projekteve që marrin miratim, duke ngritur shqetësimin se shpeshherë, pas dhënies së lejes ndërtimore, projektet devijojnë në mënyrë të pajustifikuar nga ajo që është miratuar fillimisht.

“Si do të arrijmë që projektet të realizohen besnikërisht? Kalohet gjithë procesi i filtrimit dhe miratimit, i jepet leja, dhe më pas projekti merr një drejtim tjetër. Kjo është një problematikë serioze që duhet adresuar,” – tha Rama.

Kryeministri paralajmëroi masa të reja ligjore që do të përfshijnë vetë arkitektin si person përgjegjës moral dhe ligjor për realizimin e projektit. Ai theksoi se kjo është edhe një çështje vetëdijeje për të aksesuar një treg të ri financiar, i cili mund të gjenerojë të ardhura pa u mbështetur më vetëm te parashitja dhe kleringu – praktika që, sipas tij, janë tejkaluar nga koha.

“Duhet një kapërcim cilësor nga ndërtuesit dhe investitorët. Ndërtimi nuk mund të bazohet më tek parashitja apo tek kleringu. Ka ardhur koha për të shfrytëzuar një treg financiar shumë më të sofistikuar,” – përfundoi Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat