Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një postim në rrjetet sociale, ndau një pjesë nga fjala e mbajtur dje në seancën e përbashkët të Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë.
Rama ka ngritur pyetjen: “Po ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte me patjetër në atë udhëtim historik?!“Kosova e uli në gjunjë 25 vjet më parë Serbinë dhe sot 25 vjet më vonë do ta lërë në bisht Serbinë. E them këtë jo për t’i dhënë Kosovës në asnjë mënyrë një leksion, po një opinion vëlazëror dhe konstruktiv për mënyrën sesi mësimet e integrimit në njërin vend mund t’i vlejnë edhe vendit tjetër që të mos kemi pësime historike kur sot sot fatin e përbashkët kombëtar e kemi që të gjithin në duart tona dhe krahët i kemi të shtrira nga Mitrovica deri në Konispol.
Do të udhëtojmë bashkë të gjithë ose nuk udhëtojmë pa përfaqësuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk nisemi as sot as nesër as njëherë kështu mendojmë të gjithë vetëm bashkë”, tha Rexhep Qosja një prej anëtarëve të delegacionit pak para se i gjithë delegacioni bashkë me luftëtarët e lirisë përfaqësisë së miliona zemrave shqiptare me plot besim në të drejtën e madhe qoftë të vonuar të ndërmerrte në orët e fundit të shekullit të vjetër udhëtimin që ndryshoi përgjithmonë rrugën drejt të sotmes dhe bëri që shekulli i ri i shqiptarëve të lindë me këmishë.
“E risolla këtë paragraf nga fjala ime në këtë foltore, tha Rama, pak më shumë se 10 vjet më parë sepse më mahnit, më rrënqeth aktualiteti i atyre rreshtave prej prijësi shpirtëror pa asnjë pushtet tjetër përveç pushtetit të fjalës, të cilat Rexhep Qosja i pat shqiptuar në ato çaste vendimmarrjesh të mëdha për Kosovën dhe kombin shqiptar’, ka thënë Rama në vidoen e ndarë në Facebook.