back to top
12.5 C
Tirana
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama mbledh kryetarët e komisioneve për koordinimin e punëve parlamentare

Rama mbledh kryetarët e komisioneve për koordinimin e punëve parlamentare

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në “Vila 30” kryetarët e komisioneve parlamentare së bashku me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.

Raportohet se në takim kanë marrë pjesë edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu. Mbledhja zgjati rreth 1 orë e 30 minuta dhe fokusi ishte bashkërendimi i punëve parlamentare dhe koordinimi i grupit të PS-së në Kuvend.

Sipas vendimeve të fundit, Partia Socialiste do të drejtojë 7 nga 11 komisionet e përhershme parlamentare, ndërsa 4 të tjera janë caktuar për opozitën.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat