back to top
19.5 C
Tirana
E hënë, 31 Mars, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama mblodhi në shesh punonjësit e Bashkisë Tiranë/ Celibashi “rrëzon” PD: Nuk...

Rama mblodhi në shesh punonjësit e Bashkisë Tiranë/ Celibashi “rrëzon” PD: Nuk u shkel Kodi Zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka pushuar ankimimin e Partisë Demokratike në lidhje me aktivitetin e kryeministrit Edi Rama në sheshin “Skënderbej” me stafin e Bashkisë së Tiranës.

Sipas Celibashit, aktiviteti ishte i deklaruar dhe nuk përbënte shkelje të Kodit Zgjedhor.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu e cilësoi këtë vendim si të padrejtë dhe në favor të mazhorancës.

“Ky është karshillëk, është të mos e dëgjosh Edi Ramën. Duket e kotë beteja jonë me ju për të garantuar zgjedhje me standarde” tha ai.

Takimi i Ramës me punonjësve të të gjitha shërbimeve në Bashkinë e Tiranë, u mbajt më 20 shkurt, 10 ditë pasi SPAK arrestoi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në sheshin “Skënderbej”, kreu i qeverisë premtoi se nuk do të lërë në rrugë asnjë projekt të nisur nga bashkia.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat