back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Divorcet mund të bëhen në WhatsApp/ "Martesat janë më të vështira"

Rama: Divorcet mund të bëhen në WhatsApp/ “Martesat janë më të vështira”

Kryeministri Edi Rama komentoi së fundmi ecurinë e Shqipërisë në digjitalizimin e shërbimeve publike, duke përmendur edhe mundësinë e ofrimit të martesave online.

“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qenë se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë”, tha Rama gjatë një diskutimi me profesorin amerikan William P. Barnet.

Kur u pyet mbi divorcet online, Rama iu përgjigj me humor:
“Martesat online janë më të vështira se divorcet online. Besoj fort se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në WhatsApp dhe pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia”, shtoi ai.

Deklaratat vijnë në një kohë kur qeveria po modernizon shërbimet publike dhe po kërkon mënyra për t’i bërë ato më të aksesueshme për qytetarët përmes platformave digjitale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat