back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 17 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Në 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Rama: Në 11 maj marrim më shumë se 800 mijë vota

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën “Sy m’sy”, deklaroi se çdo lëkundje më 11 maj do të ishte fatale për vendin.

Ai theksoi se nuk parashikon ndryshim të mazhorancës dhe se PS do ta rifitojë shumicën, ndërsa thelbi i kësaj gare është mesazhi që i dërgohet Bashkimit Europian.

“Do të ishte fatale për vendin çdo lloj lëkundjeje në 11 Maj. Që të jemi të qartë nuk parashoh ndryshim të maxhorancës, të shumicës.

PS do ta rifitojë shumicën. Këtu çështja është se cili do të jetë mesazhi që populli do t’i japë Bashkimit Europian.

Kjo nuk ka lidhje me fanelën apo me faktin që ne rrezikojmë të humbasim zgjedhjet.

Kjo nuk ndodh për arsyen e thjeshtë sepse shqiptarët janë shumë të mençur dhe kanë instinkt të fortë politik dhe për politikë nuk ua shkopin asnjë lloj qeni”, tha Rama.

Rama shtoi se mazhoranca pritet të marrë mbi 800 mijë vota, duke përfshirë edhe mbështetjen nga diaspora. 

“Ne marrim afro 800 mijë vota, këtë here do marrim edhe më shumë, për shkak të diasporës. 800 mijë njerëz nuk janë shqiptarë të ndershëm?

Se kush do të ndëshkohet në 11 maj… ja ku erdhi 11 maji.

Për hir të tifozllëkut, nuk shohin fare realitetin, u duket zi nga të gjitha anët. Më vjen keq se vijnë zgjedhjet dhe më pas zhgënjehen”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat