back to top
18.5 C
Tirana
E enjte, 16 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama në Burrel: Rruga e Arbrit ka shkurtuar distancën me Tiranën, brenda...

Rama në Burrel: Rruga e Arbrit ka shkurtuar distancën me Tiranën, brenda 5 viteve do jetë një zonë shumë e kërkuar

Kryeministri Edi Rama në takimin e tij të radhës është ndalur në Burrel, ndërsa u shpreh se falë punës së përkushtuar qyteti është transformuar.

Rama tha se me rrugën e Arbrit, që ka shkurtuar ndjeshëm distancën me Tiranën, interesi për të vizituar zonën do të rritet.

“Është kënaqësi që të vish këtu në këtë zonë dhe të nisesh nga Tirana sikur po shkon në Durrës dhe ta gjesh veten në Burrel. Më vjen mirë që tanimë edhe tuneli kokëfortë i Murrizit u dorëzua dhe për pak ditë do të mbyllim edhe segmentin e fundit të mbetur Maqellarë-Peshkopi sepse megjithëse këtu në Mat më kanë thënë mos u lodh kot se dibranëve aty lart nuk ua mbyll gojën kurrë por kur t’ua çojmë rrugën e Arbrit deri te hoteli i Astritit për ca kohë do na i kursejnë nga spicat e tyre.

Kënaqësi edhe për një arsye tjetër se ky qytet nuk njihet më në krahasim me çfarë ishte përpara sesa ne të merrnim besimin e popullit të Matit, dhe realisht me rrugën e Arbrit, një lidhje e shkurtër me Tiranën me transformimet në qytet dhe natyrën e jashtëzakonshme që ka përreth nuk është e ekzagjeruar që të imagjinosh që në 5-6 vjet, kjo zonë do të jetë një nga zonat më të kërkuara të kryeqytetit.

Duket si fantazi por nuk është fare. Do të ishte realisht e pamundur ta imagjinonim një gjë të tillë me rrugën e deridjeshme ku të thyeshin brinjët për të ardhur deri këtu, por sot është normale ta mendosh sepse distanca është bërë thuajse e barabartë me Durrësin kur ka trafik.

Durrësi ka detin, kjo zonë ka malet dhe pyjet e mahnitshme. Kështu që unë jua them miqve të mi nga Dibra, blini ca të mundeni sot se nesër s’do të blini dot. Jam i bindur që tani kanë filluar të ndihen efektet në vlerën e apartamenteve edhe këtu edhe në Peshkopi”, u shpreh Rama.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat