back to top
20.5 C
Tirana
E hënë, 13 Prill, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama në delir/ "PS nën sulm të përditshëm, por jemi më të...

Rama në delir/ “PS nën sulm të përditshëm, por jemi më të fortë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave të fundit që vijnë nga brenda dhe jashtë Partisë Socialiste, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në Vlorë.

Rama i cilësoi këto kritika si shpifje të qëllimshme, duke theksuar se ato synojnë të godasin dhe të dëmtojnë forcën politike që ai drejton.

“Të gjithë kërkojnë të shpikin çdo ditë çfarëdoqoftë për ta goditur dhe lënduar PS-në, dhe kjo është normale,” u shpreh ai.

Kreu i qeverisë theksoi se suksesi elektoral i socialistëve, duke përmendur 83 mandatet e fituara në zgjedhjet e fundit, është një arsye pse, sipas tij, kundërshtarët përpiqen të krijojnë zhurmë dhe konfuzion në opinionin publik.

Ai u bëri thirrje anëtarëve të Partisë Socialiste që të mos bien pre e këtyre sulmeve dhe të ruajnë fokusin te objektivat kryesore politike.

Sipas Ramës, është e domosdoshme që struktura e PS-së të krijojë një lloj “imuniteti” ndaj, siç e quajti ai, “mjegullës dhe baltës” së përditshme mediatike dhe politike.

“E rëndësishme është të mos humbasim fokusin dhe të mos biem në vetëkënaqësi, por të qëndrojmë të mobilizuar për të përsëritur fitoren,” theksoi ai.

Rama shtoi se, sipas tij, kundërshtarët janë të gatshëm të prodhojnë edhe lajme absurde për të çorientuar publikun dhe për të zbehur arritjet e qeverisë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat