back to top
9.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama në delir/ “Më 11 maj, nuk duhet një fitore por një...

Rama në delir/ “Më 11 maj, nuk duhet një fitore por një triumf i PS-së”

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë e PS, në njësitë 7 dhe 10, Kamëz.

Rama ka theksuar se më 11 maj, shqiptarët duhet të mendojnë për Shqipërinë dhe integrimin e saj në Bashkimin Evropian, më shumë se për një fitore të thjeshtë të PS-së.

“Prandaj nuk duhet thjesht një fitore e PS, por një triumf e PS. Një fuqi e investuar me votën e shqiptarëve që në 11 maj nuk duhet të mendojnë të parën partinë me logon që do të zgjedhin, por të mendojnë Shqipërinë në tryezën e negociatave që duhet t’i mbyllin brenda 2027.

Janë 1 mijë veta që janë të ulur në të gjitha tryezat që bëjnë negociata ndërkohë që janë rreth 40 persona që merren vetëm me këtë punë. Ndërkohë që nga ana e tyre cdo javë ata ndjekin ecurinë e detyrave.

Futja në BE është ngritja e dytë e flamurit shqiptar që i jep sovranitetit tre vlera të sigurta njëherë e mirë: lirinë indivuduale, barazinë para ligjit dhe standardet evropiane të bashkëjetesës demokratike”, tha Rama. 

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat