back to top
19.5 C
Tirana
E martë, 28 Tetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë”/ "Shqipëria e vogël në...

Rama në Londër: Trump ka gjithmonë të drejtë”/ “Shqipëria e vogël në rendin global”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të martë në “Future Resilience Forum 2025” në Londër, një forum ndërkombëtar për sigurinë dhe politikat globale, ku u ndal në disa çështje me interes botëror dhe komentoi me ironi disa deklarata të liderëve të huaj.

I pyetur për qëndrimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump mbi marrjen e mineraleve në Ukrainë, Rama u shpreh me batutë se edhe pse Trump është “më i gjati ndër liderët”, Shqipëria mbetet një vend i vogël dhe nuk mund të japë përgjigje mbi çështje globale të këtij niveli.

“Po të më pyesësh a ka Trump të drejtë? Ç’përgjigjje të mundshme doni përveçse Trump ka të drejtë,” tha Rama, duke shtuar më tej se rendi shumëpalësh, pavarësisht sfidave, mbetet baza për zgjidhjet globale dhe për stabilitetin ndërkombëtar.

Kryeministri shqiptar theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe të rolit që vendet e vogla mund të luajnë brenda këtij rendi shumëpalësh, duke shtuar se Shqipëria ndjek parimet e NATO-s dhe të BE-së, por roli i saj mbetet i kufizuar në vendimmarrje globale.

Gjithashtu, Rama përmendi diskutime dhe takime me përfaqësues nga Siria dhe vende të tjera, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit me vendet që përputhen me vlerat ndërkombëtare. Ai gjithashtu vuri në dukje se Shqipëria, edhe pse e vogël, kërkon të ketë zërin e saj në forumet ndërkombëtare dhe të kontribuojë në ruajtjen e rendit shumëpalësh.

Pjesëmarrja e Ramës në këtë forum tregon fokusin e qeverisë shqiptare për të ruajtur marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndjekur politikën e jashtme në mënyrë strategjike, duke kombinuar humorin dhe mesazhet serioze për rolin e vendit në arenën ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat