Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumit të Paqes në Paris, tha se Evropa nuk po reagon në mënyrën e duhur përballë konflikteve që kanë shpërthyer, duke përfshirë luftën në Ukrainë, dhe se kontinentit i mungon një kanal efektiv komunikimi.
Rama theksoi se Europa duhet të ketë një plan të qartë paqeje për Ukrainën, gjë që sipas tij ende nuk ka ndodhur, pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës.
“Ajo që ka ndodhur në SHBA në krye të këtij viti, dhe po flas për atë që Trump e përshkroi si planin e tij preciz, pjesë e këtij plani ishte të zgjonte Evropën. Por nuk po e shoh Evropën të zgjohet siç duhet. Ka përpjekje nga udhëheqësit evropianë dhe presidentja e Komisionit Europian, por kjo është fragmentarizuar dhe më pak se e mjaftueshme. Është shqetësuese që ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që mund të degjenerojë në diçka katastrofike,” tha Rama.
Kryeministri nënvizoi se një strategji evropiane e përbashkët është e domosdoshme për të shmangur pasojat e mundshme afatmesme të konfliktit dhe për të stabilizuar rajonin.



