back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama nuk e lëshon Ballukun/ Del kundër SPAK-ut: Do të ndërhyjmë në...

Rama nuk e lëshon Ballukun/ Del kundër SPAK-ut: Do të ndërhyjmë në legjislacion

Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë në X, duke përmbledhur tri konkluzione nga mbledhja e Grupit Parlamentar Socialist, pas mosvendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe rivendosjes së pezullimit të ministres nga SPAK.

Sipas kryeministrit:

Funksionet e padelegueshme kushtetuese nga ato të anëtarëve të qeverisë deri tek ato të Presidentit të Republikës dhe jo vetëm nuk mund të pezullohen nga askush përveç rasteve të përcaktuara ligjërisht, sepse pezullimi paralizon funksionin dhe institucionin që ata drejtojnë.

Ndërhyrja ligjore.

Duke marrë shkas nga leximi i deklaratës publike të Gjykatës Kushtetuese, ku të gjithë anëtarët e trupës shfaqen unanimë lidhur me problemin, grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen e çështjes përmes ndërhyrjes në legjislacion.

Roli i SPAK-ut 

E vetmja palë e prekur nga rikthimi i pezullimit është SPAK-u, i cili mund të vazhdojë hetimin përkatës qetësisht, pa asnjë urgjencë për të trajtuar kërkesën e bërë pas rënies së masës së pezullimit, deri në adresimin ligjor të zgjidhjes.

Kryeministri shtoi se SPAK-u nuk preket, vetëm mbështetet, dhe se liria dhe e drejta e çdo prokurori për të hetuar çfarëdo dhe këdo nuk preken, por vetëm garantohen. Ai theksoi gjithashtu se pavarësia kushtetuese e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv nuk preket, vetëm garantohen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat