back to top
16.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Mars, 2026
spot_img
KreuAktualitet“Ka mangësi serioze”/ Rama nuk i ndal sulmet ndaj drejtësisë

“Ka mangësi serioze”/ Rama nuk i ndal sulmet ndaj drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se drejtësia e re në Shqipëri është sot plotësisht e pavarur, duke e cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme të Partia Socialiste e Shqipërisë, por theksoi se pavarësia nuk mjafton pa profesionalizëm.

Sipas Ramës, ndonëse nuk mund të vihet më në diskutim mungesa e pavarësisë së sistemit të drejtësisë, sfida kryesore mbetet rritja e standardeve profesionale dhe paanshmërisë në funksionimin e tij.

“Drejtësia sot është e pavarur dhe kjo është pak, sepse një drejtësi e pavarur nuk është e mjaftueshme për të garantuar një demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës. Ajo duhet të jetë edhe e paanshme dhe profesionale,” u shpreh ai.

Kryeministri theksoi se institucionet e reja të drejtësisë kërkojnë kohë për t’u konsoliduar, duke bërë një krahasim me zhvillimin e një fëmije, i cili ka nevojë për vite për të arritur pjekurinë.

Ai shtoi se qeveria nuk ndërhyn në sistemin e drejtësisë, pasi, sipas tij, “shpata e sistemit gjyqësor” i është dorëzuar vetë institucioneve të drejtësisë, në përputhje me arkitekturën e re të krijuar nga reforma.

Rama nënvizoi gjithashtu se procesi i transformimit të drejtësisë kërkon “durim strategjik”, duke pranuar se nuk ka pasur pritshmëri që gjithçka të funksionojë në mënyrë perfekte në një kohë të shkurtër, ndërsa shtoi se problemet e hasura janë pjesë e natyrshme e ndërtimit të institucioneve të reja demokratike.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat