back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama pas mbledhjes së PS/ "Sfida kryesore e integrimit në BE është...

Rama pas mbledhjes së PS/ “Sfida kryesore e integrimit në BE është prodhimi ushqimor”

Kryeministri Edi Rama, pas një mbledhjeje me dyer të mbyllura me Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, deklaroi se diskutimet u përqendruan në çështje me rëndësi strategjike për vendin, duke nisur nga procesi i integrimit në Bashkimin Europian.

Rama theksoi se ende nuk ka një kuptim të plotë, as brenda shumicës dhe as brenda partisë, mbi barrën e detyrimeve dhe sfidat që sjell përmbyllja me sukses e negociatave dhe anëtarësimi në një treg shumë më të madh, ku Shqipëria do të jetë “një pikë uji në oqean”.

Sipas tij, sfida më e madhe lidhet me sektorin e prodhimit ushqimor. Kryeministri nënvizoi se standardet e sigurisë ushqimore sipas BE-së janë një pengesë serioze për prodhuesit shqiptarë, veçanërisht për fermerët dhe sipërmarrjet në zonat rurale.

“Beteja kryesore është për sektorin e prodhimit ushqimor. Në kushtet aktuale, ne jemi të patregueshëm për shkak të standardeve të pamjaftueshme të sigurisë ushqimore sipas BE-së”, u shpreh Rama.

Ai bëri të ditur se Shqipëria po negocion me grupin e BE-së periudha kalimtare pas anëtarësimit, duke synuar një fazë lehtësuese prej rreth pesë vitesh për prodhuesit vendas, në mënyrë që vendi të ketë kohë të përshtatet me kriteret europiane.

Kryeministri shtoi se kjo praktikë është ndjekur edhe nga vende të tjera që janë anëtarësuar më herët në BE dhe se qeveria mbetet optimiste për arritjen e një marrëveshjeje të favorshme për Shqipërinë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat