Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatët e opozitës duke u shprehur se “kartëvizita e kënetës janë lista e deputetëve të Shkodrës”.
“E ka bekuar Zoti si asnjë qytet tjetër të Shqipërisë me të gjitha llojet, çdo gjë që natyra mund të ofrojë dhe mund të ketë si larmi, Shkodra e ka.
Na duhet mbështetja e popullit të Shkodrës, e socialistëve dhe e demokratëve të Shkodrës që janë kthyer tek disa personazhe, nuk e kuptoj dot si mund të insistohet në të njëjtin budallëk, është habi shumë e madhe.
Disa personazhe që të vjen zor t’iu përmendesh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës. Kënetë e vërtetë dhe nëse ka pasur dhe ka akoma një vend që e tregon vetë vendi se çfarë është këneta ka qenë Shkodra derisa para se Beneti të vinte.
Dhe nëse ka një kartëvizitë këneta është lista e deputetëve të Shkodrës, përjashto një person që nga unë ka respekt, që është ajo zonja në Parlament”, tha Rama.