Gjatë një dialogu me moderatorin Ali Asllan nga Berlini, kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë shakanë që bëri disa ditë më parë për “marrëveshjen e paqes midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit”.
Rama tha se deklarata ishte bërë në mënyrë miqësore dhe me humor, duke theksuar se nuk kishte asnjë prapavijë politike apo diplomatike pas saj.
“Ishte një shaka miqësore. Duke qenë një shaka shumë miqësore, ishte vërtetë shumë mirë që shiheshim pas kaq mundjeje dhe përpjekjesh për të vrarë njëri-tjetrin,” – u shpreh Rama me ironi.
Sipas tij, fakti që shaka u bë virale në Europë ishte diçka argëtuese, por përdorimi i saj në Shtetet e Bashkuara për qëllime politike, për ta sulmuar ish-presidentin Donald Trump, e kishte mërzitur.
“Kjo shaka miqësore u bë virale në Europë, është argëtuese.
Fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar Trump ishte diçka që më mërziti shumë. Kjo për demokratët, sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton,” – theksoi Rama.
Kreu i qeverisë shtoi se marrëdhëniet me Azerbajxhanin mbeten të mira dhe se deklarata e tij nuk kishte për qëllim të provokonte asnjë reagim diplomatik.



