back to top
15.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama për shprehjen “autizëm politik”: Kërkova ndjesë, ishte gabim

Rama për shprehjen “autizëm politik”: Kërkova ndjesë, ishte gabim

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të enjte komunikimin me qytetarët përmes rubrikës së tij të përjavshme “Sy m’Sy”.

Rama ka reaguar ndaj akuzave dhe kritikave që i janë adresuar në lidhje me gjuhën e përdorur së fundmi, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe shpeshherë të nxitura nga qëllime keqdashëse.

Ai foli për një klimë dëshpërimi në diskursin publik dhe për keqkuptime të qëllimshme mbi gjuhën që përdor në deklaratat e tij. Rama theksoi se është i vetmi lider politik në Shqipëri që ka kërkuar ndjesë publike për një shprehje të papërshtatshme dhe hodhi poshtë akuzat për jetesë luksoze e korrupsion, duke i quajtur “dokrra pa prova”.

“Në anë tjetër ka një dëshpërim të thellë që pasqyrohet edhe në kënetat e pasqyrës mediatike ku pretendohet se jetohet në një autokraci, ndërsa nuk lihet gjë pa thënë për mua, PS, qeverinë apo edhe vetë popullin.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat