back to top
20.5 C
Tirana
E mërkurë, 27 Gusht, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama për sterilizimin, inceneratorët dhe Rrugën e Arbrit:/ "Projekte që u qëndroj...

Rama për sterilizimin, inceneratorët dhe Rrugën e Arbrit:/ “Projekte që u qëndroj pas”

Kryeministri Edi Rama ka dalë në mbrojtje të koncesioneve të dhëna nga qeveria e tij, duke i cilësuar si mjete zhvillimi për vendin dhe si shërbime që u kanë kursyer qytetarëve kosto të mëdha.

Në një deklaratë publike, Rama përmendi disa nga koncesionet më të përfolura, përfshirë “Rrugën e Arbrit”, sterilizimin në shëndetësi dhe inceneratorët – të cilët aktualisht janë nën hetim nga SPAK – por theksoi se do t’i firmoste sërish, pasi, sipas tij, kanë sjellë përfitime të prekshme për publikun.

“Koncesionet që kemi dhënë, nuk do t’i lija pa i ribërë. Janë në shërbim të popullit shqiptar. Rruga e Arbrit është bërë pa asnjë kosto për qytetarët, ashtu si pastrimi i qyteteve apo sterilizimi në spitale,” u shpreh Rama.

Kryeministri u ndal edhe te çështja e koncesioneve të trashëguara, për të cilat përdori një ton të ashpër kritik.

“Koncesionet që kemi trashëguar janë vrima të zeza. Ndërsa ato që kemi dhënë ne kanë ulur kostot dhe kanë përmirësuar cilësinë e shërbimeve,” tha ai.

Duke komentuar hetimet në vazhdim, Rama përshëndeti punën e SPAK dhe përmendi çështjen me kompaninë Bankers Petroleum, ku Shqipëria ka fituar një proces arbitrazhi.

“Shyqyr që ka ardhur dita që prokuroria investigon në mënyrë të pavarur. I heq kapelën për këtë. Sa për Bankers, ne kemi fituar një arbitrazh dhe ata na detyrohen 240 milionë euro. Ajo ishte një ndërmarrje problematike, me një koncesion që nuk u dha në kohën time,” u shpreh kreu i qeverisë.

Sipas Ramës, sterilizimi i instrumenteve mjekësorë në spitale ka sjellë rënie drastike të infeksioneve post-operatore, ndërsa qytetarët nuk kanë paguar asnjë qindarkë për këtë shërbim.

“Kur dikush shkon në spital dhe hyn në operacion, apo bën analizë, nuk paguan. Zero. Ndërkohë që dikur ishte ndryshe,” tha ai.

Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur koncesionet dhe partneritetet publike-private (PPP) mbeten në qendër të debateve publike dhe të hetimeve nga drejtësia, për shkak të akuzave për abuzim me fondet publike, transparencë të ulët dhe përfitime të dyshimta.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat