back to top
8.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama për zgjedhjet: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Rama për zgjedhjet: Jemi vetëm 27 metra drejt finishit, PS është flakë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën “Sy m’sy” ku dy herë në javë ka një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet komenteve në rrjetet sociale.

“Kemi pasur një moment shumë të bukur dje në sheshin “Skënderbej” me fëmijët e rrjetit të ri të ngritur në shkolla “Arte dhe zeje” të cilët do të marrin pjesë në ndërtimin e shtëpisë së Europës, që do të ndërtohet tek kopshti i Skënderbeut, nën monument ku do të mirëpriten udhëheqësit e kontinentit. Më 16 maj Tirana epiqendra e politikës europiane. Janë shumë tema në tryezë, dhe i pranishëm do të jetë edhe kancelari i ri i Gjermanisë.
Ky do të jetë një promovim tjetër i Shqipërisë i destinacion, moment tjetër i rritjes së kuotave tona në arenën ndërkombëtare, fuqizim i imazhit gjithashtu dhe moment promovimi edhe i Shqipërisë turistike sepse do të jemi në ekranet e të gjithë botës.
Në sprintin final të 27 metrave të fundit drejt finishit, po rritet energjia e përgjithshme politike, PS është flakë”, tha ai.

Kryesocialisti u ndal edhe tek vota e diasporës, për të cilën tha se është një zotim që tashmë është bërë realitet pasi zarfet me fletët e votimit po shpërndahen në të gjithë botën.

“Jemi në fazën e jetësimit të zotimit të hershëm për votën e diasporës. Zarfat e KQZ po shpërndahen gjithandej. Procesi është i thjeshtë por gjithsesi duhen ndjekur udhëzimet e KQZ”, tha ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat