back to top
11.5 C
Tirana
E martë, 2 Dhjetor, 2025
spot_img
KreuAktualitetRama: Procesi i integrimit është përpjekje e përditshme, jo shpërblim formal

Rama: Procesi i integrimit është përpjekje e përditshme, jo shpërblim formal

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku u hapën katër kapituj të rinj në procesin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke e çuar në 28 numrin total të kapitujve të hapur.

Në një konferencë të përbashkët me Komisioneren për Zgjerimin, Marta Kos, Rama shprehu optimizmin se deri në fund të vitit të gjithë kapitujt e negociatave do të jenë të hapur.

“Kam shumë mirënjohje. E nis me falenderimin për mbështetjen tuaj, që jeni siguruar të mbahet premtimi që kur japim rezultate shpërblehemi. Sot çelëm një tjetër grupkapitull, 5 në 11 muaj, ky është rekord. Presim me padurim të çelim grupkapitullin e fundit para mbylljes së 2025. E dimë që është ambicioze por shpresojmë se do t’ia dalim,” tha Rama.

Kryeministri theksoi se përpjekjet e përditshme të Shqipërisë në procesin e integrimit janë të lidhura me vlerat dhe të drejtat evropiane, dhe jo thjesht me një shpërblim formal.

“Kjo nuk ka të bëjë me marrjen e një shpërblimi një herë e mirë, por përpjekje të përditshme. E dimë që nuk ka rrugë tjetër. Kjo është hera e parë për ne në histori që zgjedhim lirisht me kë duam të martohemi… Me këtë perandori vlerash dhe të drejtash, sigurie dhe sigurimi, ku qytetarët tanë do të sigurohen që të drejtat e tyre nuk do t’u merren nga askush që vjen më pas, duam të martohemi me dëshirë,” shtoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat