Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes rrjeteve sociale vijon me thirrjet për të votuar Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë i drejtohet qytetarëve duke u thënë se vota do të shërbejë për të futur Shqipërinë në BE dhe për të marrë pasaportën e Bashkimit Evropian.
Rama ka “thumbuar” edhe PD-në duke marrë shkas nga takimi i djeshëm me të rinjtë e FRPD-së në Vlorë.
“VOTO 5
Je demokrat?
Merr shembull nga rinia demokrate e Vlorës, bashkohu me ta, me mua dhe PS në 11 maj, jo për t’u bërë socialist po për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian; e për të marrë pashaportën e BE-së, duke u bërë më në fund, europianë të barabartë mes europianëve, me ligj, me zakon, me vulë e flamur.”-shkruan Rama.