back to top
13.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
spot_img
KreuAktualitetRama publikon video nga Kepi i Rodonit/ “Plazhet publike do t’u rikthehen...

Rama publikon video nga Kepi i Rodonit/ “Plazhet publike do t’u rikthehen qytetarëve”

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video në rrjetin social Facebook, ku shfaqet një nga ndërhyrjet më të fundit në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, që po zbatohet në të gjithë vendin prej disa javësh. Këtë herë në fokus është bregdeti i Durrësit, konkretisht Kepi i Rodonit, ku janë larguar struktura dhe objekte të ngritura pa leje mbi hapësira publike.

“Kepi i Rodonit – Lirimi i plazheve publike përgjatë bregdetit të Durrësit. Rikthejmë hapësirat publike për qytetarët dhe pushuesit, duke garantuar akses të barabartë dhe kushte dinjitoze për të gjithë”, shkruan Rama krahas videos.

Zbatimi në gjithë vendin: Bashkitë në veprim për hapësirat publike
Aksioni ka përfshirë të gjitha bashkitë, të cilat kanë nisur largimin e strukturave që kanë uzurpuar trotuare, rrugë, sheshe publike dhe veçanërisht plazhe, duke i kthyer ato në funksion të qytetarëve. Shumë nga këto hapësira ishin zënë në mënyrë abuzive nga subjekte private, kryesisht biznese të vogla dhe lokale që kishin zgjeruar aktivitetin përtej kufijve të lejuar ligjërisht.

Fokusi kryesor i fushatës është çlirimi i plazheve publike, të cilat në shumë raste ishin bërë të pakalueshme për pushuesit për shkak të zaptimeve me çadra, shezlongë dhe ndërtimtarie të paligjshme.

Qeveria e ka justifikuar ndërhyrjen si pjesë e një strategjie për të rikthyer kontrollin institucional mbi hapësirat publike, duke i ofruar qytetarëve dhe turistëve një përvojë më të rregullt dhe të barabartë, pa privilegje për bizneset që operojnë në mënyrë të paligjshme.

Sipas mesazheve të përsëritura nga qeveria, qëllimi i këtij operacioni është barazia në përdorim të pronës publike dhe rregulli urban, veçanërisht në zonat turistike dhe gjatë sezonit të verës, kur fluksi i qytetarëve dhe turistëve është më i lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat